HyrjeKategoria

Blog

Në garën më të gjatë të notit për vajza, 800 metra stil i lirë, Kaltra Meca thyen rekordin kombëtar dhe del e dyta në baterinë e parë. Notarja jonë e mbylli garën me kohën 9.34.48, duke treguar edhe njëherë potencialin e saj të madh në këtë disiplinë.

Në not, 50 metra stil i lirë, Grisi Koxhaku përmirësoi kohën e tij personale në këtë disiplinë. Në baterinë 1, Koxhaku e ndali kronometrin në 24.87. Emil Priftaj dhe Kosta Vortollomi morën pjesë në garën e çiklizmit, 65,8 km. Skuadra kuqezi bëri një paraqitje pozitive, duke llogaritur që kishin kundërshtarë shumë të fortë. Emil Priftaj...

Erisa Brahimaj në xhudo mbylli garimin në peshën 57 kg. Me një performancë shumë të mirë Brahimaj meritonte të fitonte, por arbitri nuk ja quajti një pikë në një prej hedhjeve. Pas 10 min ndeshje fitorja u nda me një “shido” në favor të turkes. Gjithsesi paraqitja e xhudistes tonë ishte shumë pozitive.

Kaltra Meca fiton baterinë e saj, duke shkëlqyer në 400 metra stil i lirë. Notarja thyen edhe rekordin për 14-vjeçarët, ndërsa në pishinë dha kohën 4:37.39. Në turin e parë të tenisit për ndeshjet teke meshkuj, Arlis Muka u përball me lituanezin Julius Aleksandrovas. Pas dy seteve Muka nuk ia doli dot të merrte fitoren....

Shqipëria nisi aventurën në EYOF. Në Badminton, Gjergji Pili në garën e tij të parë në kategorinë “individual” nuk e mundi dot kundërshtarin e tij, Mateus Golas. Të pranishëm në garë ishin edhe Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Gerti Shima. I urojme fat për garën e radhës në kategoritë...

Presidenti i KOKSH-it, z. Fidel Ylli dhe sekretari i përgjithshëm z. Gerti Shima takuan anëtarët e delegacionit shqiptar që do të marrin pjesë në “European Youth Olympic Festival”. Me trajnerët dhe sportistët u nënshkruan kontratat e pjesëmarrjes, ndërkohë që KOKSH ka marrë të gjitha masat organizative për eventin. Ekipi do të ketë edhe një mjek...

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL