Akademia Olimpike Shqiptare

https://nocalbania.webart.al/wp-content/uploads/2022/09/AKADEMIA-OLIMPIKE-LOGO-1-800x557-1-320x223.png

Akademia Olimpike Shqiptare është krijuar në vitin 1992, si strukturë në përbërje të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Organet drejtuese të AOSH propozohen nga anëtarët e Akademisë dhe miratohen nga Bordi Drejtues i KOKSH –it. Gjithë puna e AOSH bazohet në parimin e vullnetarizmit.

AOSH bashkëpunon ngushtë me KOKSH, Akademinë Olimpike ndërkombëtare, me drejtuesit shtetërorë të sportit, Federatat sportive dhe me gjithë Institucionet e larta të Edukimit Fizik dhe Sporteve.

Misioni i AOSH është përhapja e Olimpizmit dhe edukimit Olimpik nëpërmjet seminareve, sesioneve, konferencave, workshopeve. Targeti i misionit të saj nuk drejtohet vetëm me njerëzit që i përkasin sferës së sportit, por edhe më gjerë, gjithë atyre që e konsiderojnë Olimpizmin si filozofi të jetës.

Kontakt

Drejtor
Enkelejda CAUSHI
eda.caushi@nocalbania.org.al

Adresa
Tirana Olympic Park, Rr. “Liman Kaba”
P.O. Box 63, Tirana, Albania

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL