https://nocalbania.webart.al/wp-content/uploads/2022/04/102-1024x616-1.jpg

MISIONI DHE ROLI I KOKSH

KOKSH është një organizatë sportive Kombëtare e pavarur, pa qëllim fitimi, e organizuar mbi bazën e parimeve të Kartës Olimpike dhe e cila funksionon sipas statutit të saj.

KOKSH është organizatë e cila i përket Lëvizjes Olimpike dhe angazhohet plotësisht në respektimin e Kartës Olimpike dhe Kodit Anti-doping të Lëvizjes Olimpike, si dhe në të qenit konform me vendimet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Në përputhje me rolin dhe misionin e tij, në nivel kombëtar KOKSH angazhohet të marrë pjesë në aktivitetin e promovimit të paqes, si dhe të promovimit të pjesëmarrjes së femrës në sport. KOKSH angazhohet gjithashtu në mbështetjen dhe inkurajimin e promovimit të etikës në sport, në luftën kundër doping-ut dhe në drejtim të demonstrimit të përgjegjësive në problemet e mbrojtjes së ambientit.

ROLI I KOKSH

  • Karta Olimpike
  • Vlerat Olimpike
  • Përfaqësimi
  • Promovimi
  • Të zhvillojë dhe të mbrojë lëvizjen olimpike në Shqipëri në përputhje me kartën Olimpike.
  • Të punojë për mbajtjen dhe harmonizimin e marrëdhënieve korrekte me institucionet shtetërore, por njëkohësisht në mbrojtje të autonomisë nga çdo lloj presioni, përfshirë atë politik, fetar apo ekonomik, që mund ta pengojë në të qënit në konkordancë të plotë me Kartën Olimpike.
  • Të sigurojë respektimin dhe zbatimin e Kartës Olimpike në të gjithë vendin dhe të kërkojë respektimin e rregullave që drejtojnë sportet olimpike, siç janë përcaktuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
  • Të respektojë rregullat dhe rregulloret e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
  • Siguron lidhjen me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Komitetet Olimpike Kombëtare të vendeve të tjera, Komitetet Organizatore të Lojërave Olimpike dhe Lojërave Rajonale Kontinentale dhe Ndërkontinentale.
  • Të grupojë të gjitha organizatat sportive me karakter kombëtar që zhvillojnë veprimtari fizike apo sportive të njohura në bazë të ligjit për sportin dhe të koordinojë veprimet e tyre.
  • Të organizojë dhe zhvillojë aktivitete në përputhje me parimet e Kartës Olimpike dhe të mbrohet nga çdo ndërhyrje politike, fetare apo ekonomike.
  • Të kontribuojë në zhvillimin e sportit dhe të mbrojë etikën sportive.
  • Të përfaqësojë Olimpizmin Shqiptar për të gjitha çështjet me interes të përgjithshëm Kombëtar pranë organeve zyrtare e publike në Shqipëri dhe jashtë saj.
  • Të propagandojë në nivel Kombëtar principet bazë të Olimpizmit brenda kuadrit të aktiviteteve sportive e më gjerë, përveç të tjerash, përhapjen e Olimpizmit në shkolla si dhe në të gjitha strukturat e sistemit arsimor, nga kopshtet e deri tek niveli universitar.
  • KOKSH ka kompetencë ekskluzive për përfaqësimin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike dhe garat shumësportëshe, kontinentale dhe botërore, udhëhequr nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
  • Të bashkëpunojë në përgatitjen dhe seleksionimin e sportistëve shqiptarë dhe të sigurojë pjesmarrjen e tyre në Lojërat Olimpike dhe në të gjitha Lojërat Rajonale, Kontinentale dhe Ndërkombëtare nën kujdesin e IOC.
  • Të favorizojë promovimin e spotistëve në planin social.
  • Të favorizojë, të organizojë dhe të marrë pjesë në formimin fillestar dhe të vazhdueshëm të kuadrove drejtues, zyrtarëve, dhe teknicienëve të organizmave sportive.
  • Të promovojë realizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe të pajisjeve të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve fizike e sportive.
  • Të marrë pjesë dhe të bashkëpunojë me të gjitha institucionet shtetërore dhe jo shtetërore që ndihmojnë direkt në zhvillimin e sportit dhe të aktiviteteve fizike, për të gjithë. Megjithatë KOKSH nuk duhet të marrë pjesë në asnjë aktivitet që do të ishte në kundërshtim me Kartën Olimpike.
  • Të ndërmarrë çdo inisiativë që u jep Federatave dhe organizatave anëtare ndihmë efektive në funksionimin e tyre, në planin e kërkimeve, të dokumentimit, propagandës, etj.
  • Lufton në mënyrë të vazhdueshme kundër dhunës dhe diskriminimit në sport, si dhe kundër përdorimit të substancave të ndaluara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Federatat Ndërkombëtare.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL