Që nga 23 qershori 1894, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) garanton promovimin e Olimpizmit dhe mbarëvajtjen e Lojërave në përputhje me Kartën Olimpike.
Lëvizja Olimpike përfshinë organizata, atletë dhe persona të tjerë që kanë pranuar të udhëhiqen nga Karta Oimpike.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është autoriteti më i lartë i Lëvizjes Olimpike në të gjithë nivelet e saj. Roli i tij është që të promovojë sporte të nivelit të lartë ashtu si edhe sporte për të gjithë në përputhje me Kartën Olimpike. Ai siguron zhvillimin e rregullt të Lojrave Olimpike dhe inkurajon fuqimisht, me mjete përkatëse, promovimin e femrës në sport, etikën në sport dhe mbrojtjen e sportistëve.
Objektivi i tij është gjithashtu të sigurojë vazhdimin e vlerave olimpike: Përsosmëri, Respekt dhe Miqësi.
Duke ruajtur të gjitha te drejtat lidhur me organizimin, marketingun, emisionin dhe riprodhimin e Lojrave Olimpike, IOC siguron vazhdimësinë e një ngjarje universale dhe unike.
Lëvizja Olimpike merr pjesën më të madhe të financimit të saj nga të drejtat e Lojrave Olimpike të blera nga rrjetet emërtuese. Megjithatë, ajo përfiton gjithashtu nga Partnerët Olimpik kudo në botë në programet sponsorizuese duke përfshirë këtu kompani ndërkombëtare.
IOC përbëhet në maksimum nga 115 anëtar (i tillë deri me 31 Dhjetor 2003, numri total i anëtarëve IOC mund të arrijë deri në 130) të cilët mblidhen në sesione të paktën një herë në vit. Nga Sesioni zgjidhet Presidenti për një periudhë prej tetë vitesh, i rinovueshëm një herë për katër vjet, si dhe anetarët e Bordit Ekzekutiv për një periudhë prej katër vitesh.
President
Thomas BACH, që nga 10 shtatori 2013
Adresë
Château de Vidy – C.P. 356 – CH-1007 Lausanne/Switzerland
Tel. + 41 21 621 61 11 – Fax + 41 21 621 62 16