KOKSH është organizatë e cila i përket Lëvizjes Olimpike dhe angazhohet plotësisht në respektimin e Kartës Olimpike dhe Kodit Anti-doping të Lëvizjes Olimpike, si dhe në të qenit konform me vendimet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në përputhje me rolin dhe misionin e tij, në nivel kombëtar KOKSH angazhohet të marrë pjesë në aktivitetin e promovimit të paqes, si dhe të promovimit të pjesëmarrjes së femrës në sport. KOKSH angazhohet gjithashtu në mbështetjen dhe inkurajimin e promovimit të etikës në sport, në luftën kundër doping-ut dhe në drejtim të demonstrimit të përgjegjësive në problemet e mbrojtjes së ambientit.