Komitetet Olimpike Kombëtare Europiane (N.O.C.s) formojnë Shoqatën e “Komitetet Olimpike Europiane” (E.O.C) e cila është një organizatë jo fitimprurëse dhe shpërndarëse me përgjegjësi publike .
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar Shoqatën e Komiteteve Olimpike Kombëtare (A.N.O.C) dhe Shoqatat Olimpike të kontinenteve të tjera në mënyrë që të promovojë bashkëpunimin dhe bëjë të mundur shkëmbimin reciprok të informacionit.
Objektivi kryesor i EOC është që të koordinojë aktivitetet e 49 Komiteteve Olimpike Kobëtare Europiane që e përbëjnë atë. EOC punon në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e saj të Levizjes Olimpike si:
Shpërndarja në Europë të idealeve Olimpike sic janë përcaktuar nga Karta e IOC, në bashkëpunim të ngushtë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar ( IOC), Shoqatën e Komiteteve Olimpike Kombëtare (A.N.O.C) dhe Shoqatat Olimpike të kontinenteve të tjera.
Edukimi i të rinjve nëpërmjet sportit me një shpirt mirëkuptimi, të shoqëror dhe të respektimit të ambjentit, duke kontribuar për ndërtimin e një bote më të mirë e më paqësore.
Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet Komiteteve Olimpike Kombëtare Europiane nëpërmjet kërkimit, studimit me interesa të përbashkëta, këmbimi i informacionit dhe mbrojtja e qëndrimeve të përbashkëta.
Zhvillimi i programeve të Solidaritetit Olimpik të IOC në Europë.
Komitetet Olimpike Europiane i realizojnë këto qëllime pa ndonjë konsideratë apo diskrimin me karakter politik, fetar apo racial.
Shoqata e ka qendrën e saj legale në qëndrën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Losanë (Zvicër).
Qëndra administrative e Shoqatës është vendosur nga Komiteti Ekzekutiv. Shoqata është subjekt i ligjit Zviceran, dhe më specifike për Nenin 60 dhe në vazhdim të Kodit Civil Zviceran. Gjuhët zyrtare të Shoqaës së Komiteteve Olimpike Europiane janë Frengjishtja dhe Anglishtja.
President
Niels NYGAARD (DEN)
Adresë
Palazzina CONI – “Villino Giulio Onesti”
Via della Pallacanestro, 19 – 00135 Rome – Italy
Tel. +39 06 36 85 78 28 – Fax: +39 06 36 85 76 66