Këshilli i Arbitrazhit Sportiv

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS) është krijuar si gjykatë arbitrazhi e shkallës së parë përmes ligjit me nr. 9816 datë 22.10.2007 “Per Sportin”, i cili me ndryshimet e bëra në nenin 22 të ligjit të mëparshëm për sportin ka hequr kompetencën e gjykatës së zakonshme duke e zëvendësuar këtë me gjykaten e arbitrazhit sportiv.

Funksioni dhe Parimet

  • Parimet themelore të procesit gjyqësor
  • Parimet e pavarësisë, konfidencialitetit dhe paanshmërisë.
https://nocalbania.webart.al/wp-content/uploads/2022/09/cover-parku-olimpik-e1662985424237.jpg

Kuadri ligjor dhe nënligjor

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv është krijuar dhe funksionon në bazë të:

  • Kartës Olimpike, kreu V neni 74
  • Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë, neni 400 e vijues
  • Ligjit nr. 9376, datë 21/04/2005 “Për sportin” kreu V, nenet 21 dhe 22
  • Statutit të KOKSH
  • Statuteve dhe Rregulloreve të anëtarëve të KOKSH
  • Rregullores së Keshillit të Arbitrazhit Sportiv, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Olimpik Shqiptar më datë 31/05/2008
  • Statuteve dhe Rregulloreve të Organizmave Sportive Ndërkombëtare përgjithësisht të pranuara

Kompetenca lëndore e KAS

  • KAS është krijuar dhe funksionon si organ këshillimi dhe arbitrazhi sportiv
  • KAS është kompetent për gjykimin në shkallë të parë të mosmarrëveshjeve
  • Vendimet e organeve të FSHGJ nuk mund të jenë objekt ankimimi dhe gjykimi në gjykatën civile. Kundër këtyre vendimeve mund të apelohet në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv
  • Çdo mosmarrëveshje e lindur nga apo në lidhje me Lojërat Olimpike duhet t’i nënshtrohet eksluzivisht Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv
  • Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) Lausanne, Zvicër – është kompetente si shkallë e fundit (vendimet e të cilës janë të formës së prerë) për ankimimet ndaj vendimeve të gjykatave sportive të federatave.

Anëtarët

Z. Franc TETIHATI / President

Znj. Mariela BERLIKU / Anëtar

Znj. Rovena GOLEMI / Anëtar

Z. Pertef HAMZAI / Anëtar

Z. Ilir PANDA / Anëtar

Z. Aldo ZADRIMA / Anëtar

Z. Erald DERVISHI / Anëtar (dorëhequr për shkak të zgjedhjes së tij në KE të KOKSH, në Asamblenë e 17-të të KOKSH më dt. 20/09/2013)

Z. Gerhard VELAJ / Ish-anëtar

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL