ASMC i mundëson personave të nivelit ekzekutiv që punojnë në organizatat sportive, vullnetarë (të zgjedhur në bordet drejtuese) apo anëtarëve të stafit me pagesë, të zgjerojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre menaxheriale dhe njëhësisht të kontribuojnë në një komunitet që mëson nga njëri-tjetri. Metoda me pjesëmarrje dhe praktika e zhvillimit dhe prezantimit të rasteve të studimit, ndarja e eksperiencave dhe studimi materialeve të prezantuara gjatë kursit, do të ndihmojë në rritjen e aftësive menaxheriale të pjesmarrësve.
Ky është një program me gjashtë module ku përfshihen ditë mësimi në distancë dhe ditë mësimi intensive në klasë. Përmbajtja e lëndës do ti ofrojë kursantëve, njohuri më të fundit mbi menaxhimin sportiv dhe aftësi të cilat do të rrisin kapacitetet e tyre drejtuese.
Me përfundimin e këtij kursi pjesëmarrësit do kenë një kuptim më të zgjeruar mbi:
Detyrimet
Në përfundim të kursit, çdo kursant do të pajiset me diplomë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Për të përfituar këtë diplomë duhet që çdo kursant të përmbushë kriteret e pjesëmarrjes të paracaktuara më lart.
Kursanti që do të kalojë me sukses kursin duke përmbushur të gjitha kërkesat, do t’i jepet Diplomë Profesionale e Avancuar për Menaxhimin e Organizatave të Sporteve Olimpike, nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
Facilitatore dhe drejtues të moduleve
Partnerët
Menaxheri i Programit
Z. Kliton MUCA
Mail: asmc@nocalbania.org.al
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar
Rr. “Muhamet Gjollesha”, Sheshi Mustafa K. Ataturk
1001 Tirana, Albania
Tel: +355 4.22.35.249 / +355 4.22.40.602