Në not, 50 metra stil i lirë, Grisi Koxhaku përmirësoi kohën e tij personale në këtë disiplinë. Në baterinë 1, Koxhaku e ndali kronometrin në 24.87.


Emil Priftaj dhe Kosta Vortollomi morën pjesë në garën e çiklizmit, 65,8 km. Skuadra kuqezi bëri një paraqitje pozitive, duke llogaritur që kishin kundërshtarë shumë të fortë.
Emil Priftaj e mbylli i 49-ti garën, ndonëse në shumicën e kohës ishte me grupin e parë.
I pafat Kosta Vortollomi, në momentin kur ishte me grupin e 10 kryesuesve i prishet biçikleta, humb ritmin dhe kontaktin me kreun e grupit, duke u tërhequr nga gara.





