Të reja, 26 Korrik

26 Korrik, 2022

Kaltra Meca fiton baterinë e saj, duke shkëlqyer në 400 metra stil i lirë. Notarja thyen edhe rekordin për 14-vjeçarët, ndërsa në pishinë dha kohën 4:37.39.

Në turin e parë të tenisit për ndeshjet teke meshkuj, Arlis Muka u përball me lituanezin Julius Aleksandrovas. Pas dy seteve Muka nuk ia doli dot të merrte fitoren.

Amina Xhaferi në tenis mbylli ndeshjen e parë teke ndaj Marie Slamenikova. Tenistja shqiptare luajti mirë, por kundërshtarja ishte më e fortë, duke fituar në dy sete.

Në çiklizëm, Emil Priftaj dhe Kosta Vortollomi morën pjesë në kronometrin individual i zhvilluar brenda qytetit Banska Bystricas.

Priftaj i përshkroi 8.4 kilometrat në 12 minuta e 26 sekonda, ndërsa Vortollomi në 12 minuta 52 sekonda.

Dyshja kuqezi realizoi një kohë të mirë në kronometër, ndërsa më 28 korrik ata do të marrin pjesë edhe garën e rrugës 65.8 km.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL