“Ekipet sportive 2022” specializuan në Fier mësues dhe trajnerë nga qarku Gjirokastër, Berat dhe ata nga qytetet e Lushnjës e Sarandës.
Trajneri i ekipit kombëtar Afrim Bilali, lektor i projektit të basketbollit, referoi për të gjithë politikën, teknikat për ndërtimin dhe stërvitjen e skuadrës.
Në pjesën e dytë të ditës, gjyqtari i FIBA-s, Ervin Koçi dhe trajneri Bruno Hoxha vazhduan me leksionet teorike dhe praktike.
Trajnimi u mbyll me ndarjen e çertifikatave për pjesëmarrësit.






