Shqipëria nisi aventurën në EYOF.
Në Badminton, Gjergji Pili në garën e tij të parë në kategorinë “individual” nuk e mundi dot kundërshtarin e tij, Mateus Golas.
Të pranishëm në garë ishin edhe Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Gerti Shima.
I urojme fat për garën e radhës në kategoritë individual (edhe 2 gara ) dhe double.





Noti vazhdoi garimin e Shqipërisë, me 100 metra shpinë.
Gresi Koxhaku doli i 7-ti në baterinë e tij me kohën 1:02.62.



Arlis Muka dhe Amina Xhaferi ishin dy sportistët shqiptarë që garuan në turin e parë të tenis dyshe miks. Dyshja kuqezi u mund në dy sete nga çifti letonez.


Gara e fundit për ditën e sotme ishte në Atletikë.
Alesia Dauti garoi në 400 metra. Sportistja shqiptare zuri vendin e pestë në baterinë e dytë të kualifikueseve. Dauti në pistë regjistroi kohën 59.25.


