Presidenti i KOKSH-it, z. Fidel Ylli dhe sekretari i përgjithshëm z. Gerti Shima takuan anëtarët e delegacionit shqiptar që do të marrin pjesë në “European Youth Olympic Festival”.
Me trajnerët dhe sportistët u nënshkruan kontratat e pjesëmarrjes, ndërkohë që KOKSH ka marrë të gjitha masat organizative për eventin. Ekipi do të ketë edhe një mjek të specializuar përgjat gjithë qendrimit në Banska Bystrica. Shqipëria përfaqësohet me 11 sportistë në 6 disiplina: atletikë, badminton, çiklizëm, xhudo, not dhe tenis.
“ European Youth Olympic Festival” do të zhvillohet në Banska Bystrica të Sllovakisë nga 24 deri 30 korrik 2022.