Kampionati Botëror i Atletikës për Veteranë, Finlandë 2022

22 Korrik, 2022

Nga data 29 qershor 2022 – 9 korrik 2022 në Finlandë u zhvillua Kampionati Botëror i Atletikës për Veteranë, Master. Në këtë kampionat morën pjesë 3 atletë shqiptarë.

Xhavid Derhemi që garoi në “disk” dhe “throwing pentathlon”. Dorian Çollaku në “çekiç” dhe “hedhje peshe”. Bruno Puqja në 1500 metra.

Atleti Dorian Çollaku u shpall dy herë Kampion Bote, duke fituar dy medalje ari në garat e hedhjes së çekiçit dhe hedhjes së peshës.

Atleti Xhavid Derhemi u shpall Kampion Bote duke fituar medaljen e artë në hedhjen e diskut dhe zuri vendin e pestë në pesëgarëshin e hedhjeve.

Veteranët, “Master” të Shqipërisë janë atletët aktivë që bëjnë pjesë në shoqatën që organizon aktivitetet për atletët mbi 35 vjeç në stadiume, salla të mbyllura dhe natyrë.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL