Vazhdojnë përgatitjet për festën e hapjes së “Ekipeve Sportive në Shkolla”.
Në ambientet e stadiumit “Air Albania”, presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, sëbashku me Ministren e Rinisë dhe Fëmijëve, znj. Bora Muzhaqi, si dhe me organizatoren e eventit, znj. Julinda Dhame, u mblodhën bashkë me 500 vullnetarë të cilët do të jenë pjesë e festës së madhe të datës 10 Dhjetor, 2022, e cila nis në orën 12:00 në mjediset e stadiumit “Air Albania”.