Tirana, qyteti Europian i Sportit

7 Dhjetor, 2022

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli, sëbashku me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj dhe zv/ Ministrin e Sportit, z. Endrit Hoxha, morën pjesë në mbledhjen e komisionit për përzgjedhjen e “Qytetit Europian të Sportit” që u zhvillua më 6 Dhjetor në Bruksel, ku u akordua edhe çmimi “Tirana, qyteti Europian i Sportit 2023”, një çmim ky shumë i rëndësishëm për aktivitetet sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat vitin tjetër do të jenë të shumta.

Pas një viti të sukseshëm të Tiranës si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, Parlamenti Europian e vlerëson sërisht, këtë herë me titullin “Tirana qyteti Europian i Sportit”.

Ky çmim i akorduar tregon vlerësimin ndaj sportit shqiptar si dhe arritjet e deritanishme të Federatave dhe sportistëve olimpikë.

Viti 2023 do të jetë një vit i mbushur me aktivitete sportive, përfshirë dhe ato të organizuara në kuadër të projektit “Ekipet Sportive në Shkolla” ku përfshihen sporti i volejbollit dhe i basketbollit, projekt i cili hap siparin zyrtarisht në datën 10 Dhjetor me një festë të madhe në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL