Pjesëmarrja e ekipit të KOKSH në aktivitetin “Sport for Development” të zhvilluar në Shkup

4 Shtator, 2022

Drejtori i “Ekipeve Sportive 2022”, z. Reinaldo Krisafi dhe menaxheri i projekteve në KOKSH, z. Florenc Qosja morën pjesë në trajnimin ndërkombëtar të ekspertëve “Sport for Development”, i zhvilluar për një javë në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Takimi ishte organizuar nga “Sportdeutschland” dhe Komiteti Olimpik Maqedonas, mbështetur nga Gjermania përmes “GIZ” dhe mblodhi 25 trajnerë nga 10 vende për specializimin e shkëmbimin e ideve për zhvillimin e sportit.

Zyrtarët shqiptarë, i njohën të pranishmit në trajnim me “EKIPET SPORTIVE 2022”, projektin madhor të KOKSH, i cili do të ndërtojë 750 skuadra volejbolli e basketbolli në shkolla, por edhe me synimin që të shfrytëzohen sinergjitë me projektin e mbështetur nga GIZ për zhvillimin shoqërisë nëpërmjet sportit.

Në vitet në vazhdim projekti i ekipeve sportive synon të ndërtojë edhe ekipe zinxhir në disiplina të tjera, me qëllim ringjalljen e sportit dhe nxitjen e zhvillimit të mëtejshëm të shoqërisë në çdo cep të Shqipërisë.

KOKSH e vlerësoi maksimalisht këtë aktivitet, duke qenë gjithmonë pro projekteve apo ideve novatore që zhvillojnë sportin dhe aftësitë e të rinjve në çdo nivel, nga fëmijët tek “sportistët elitarë”.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL