Në Dibër u zhvendos turi i “Ekipeve Sportive 2022”, ku drejtuesit e lartë të KOKSH së bashku me zyrtarët e projektit takuan kryebashkiakë, trajnerë dhe mësues të edukimit fizik të këtij qarku.
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, z. Fidel Ylli shpjegoi rëndësinë e ndërtimit të skuadrave sportive nëpër shkollat e Shqipërisë.
Kreu i KOKSH tha se institucioni i tij e qeveria kanë investuar gjithçka për këtë projekt dhe pritet rigjallërimi i sportit, por tani është radha e trajnerëve në bazë të bëjnë më të mirën e tyre.
Të pranishëm në takim ishin kryetarët e bashkive Klos, Burrel, Bulqizë dhe Dibër të cilët premtuan se do ta mbështesin projektin, duke treguar edhe një herë interesimin e pushtetit lokal të këtij qarku për “Ekipet Sportive”.








