Presidenti Komitetit Olimpik Kombëtar, z. Fidel Ylli dhe zëvendëspresidenti, z. Erlind Pëllumbi, njëkohësisht presidenti i FSHV-së, pritën në një takim kryetarin e Federatës Kosovare të Volejbollit, z. Bahri Gjinovci.
Së bashku më anëtarë të stafit, z. Gjinovci është në Tiranë për Kampionatin Ballkanik të volejbollit.
Takimi u zhvillua pak minuta para nisjes së ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës U-20.