Luiza Gega arrin normën e Botërorit të vitit 2023 në garën e radhës të “Diamond League”. Kampionia në fuqi e Europës në Bruksel shënoi kohën 9:14:41, duke qenë mes atleteve më të mira të Botës, ndërsa para saj u renditën vetëm atletet afrikane.
Norma e Botëtorit dhe Olimpiadës është 9:23:00, ndërkohë që Luiza është shumë poshtë kësaj kohe dhe pretendon të përmirësojë edhe më shumë rezultatin e saj personal.
Vetëm pak ditë më parë, Gega nderoi Shqipërinë me paraqitjen fantastike në kampionatin Europian që u zhvillua në Mynih.