Berati ishte ndalesa e tretë e Presidentit të KOKSH, z. Fidel Ylli, shoqëruar nga zv. Presidenti z. Erlind Pëllumbi, Sekretari i Përgjithshem, z. Gerti Shima dhe zyrtarëve të basketbollit dhe volejbollit për paraqitjen e projektit “Ekipet Sportive 2022” para drejtuesve të pushtetit lokal të qarkut dhe trajnerëve e mësuesve të edukimit fizik.
Drejtuesi i Komitetit Olimpik kërkoi mbështetje nga kryebashkiakët dhe tha se do të jenë mijëra fëmijë që do të pajisen me bazë materiale dhe trajnohen nga burime njerëzore të kualifikuara.
Në takim foli edhe z. Pëllumbi, këshilltarja e ministres për rininë dhe fëmijët, znj. Alketa Doçi, kryetarja e bashkisë Dimal, znj. Juliana Memaj si dhe Ervin Demo, kryetari i bashkisë Berat, të cilën premtuan se do ta mbështesin “Ekipet Sportive 2022”.