U zhvillua sot në Tiranë Konferenca Ballkanike e Sportit ku morën pjesë personalitete të rëndësishme si presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Albana Tole, zëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës, z Andi Seferi, rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës, z. Agron Kasa dhe miq të tjerë nga rajoni.
Ideja e këtij takimi ishte krijimi të një ballkaniade dhe e forcimi i raportit mes vendeve të Ballkanit përmes sportit, si ura lidhëse më e rëndësishme. U diskutua gjithashtu mundësia e krijimit të një turneu në të ardhmen ku do të marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit.




