Luiza Gega shkëlqen në World Tour të zhvilluar në Mançester.
Në 3000 metra me pengesa, atletja shqiptare fiton medaljen e artë, thyen rekordin e kohës së mitingut anglez dhe shënon kohën më të mirë europiane për vitin 2022 në këtë disiplinë.
Në garë, Gega krijoi një shkëputje shumë të madhe nga ndjekëset, duke e ndalur kronometrin në kohën 9:20.79, që është më pak se 1 sekondë larg rekordit kombëtar që mbahet nga atletja kuqezi.