SPORTI PËR ZHVILLIM
Datë 26 Tetor 2011
Shkolla e Mesme e Bashkuar FARKE
“Sporti për zhvillim” një iniciativë e përbashkët e KOKSHdhe Unicef/Albania, vazhdoi sot në ditën e dytë të aktiviteteve sipas programit të përcaktuar. Aktiviteti vazhdoji në Shkollën e Mesme të Bashkuar të Komunës Farkë, në Qarkut Tiranë.
Edhe sot aktivitetet u zhvilluan pas orëve të mësimët nga ora 12.30 – 14.30
Shfaqe video dhe diskutim mbi Lojërat dhe kulturën e vendeve pritëse “Londër 2012“
Shfaqe video dhe diskutim mbi LOR “Singapor” dhe eksperiencate Ekipit Shqiptar.
Takim me një mjek, tema diskutimit “Një jetë e shëndetëshme me sport dhe lufta kundër obezitetit”
Demostrime te ndihmës së shpejtë realizuar nga inspektorët e Kryqit të Kyq
Ndeshje Volejbolli midis klasave
Ndeshje Basketbolli midis klasave
Nxënësit e dy klasave njëra e 11-ta dhe tjetra e 9-ta morën pjesë në dy aktivitetet e para Video nga Londra dhe Video nga LOR “Singapor”, të cilat u realizuan në dy klasa të vecanta dhe me anë të video projektorëve u shfaqen filmime, të cilat u shoqëruan me diskutime dhe pyetje të ndryshme.Të dyja diskutimet u plotësuan me pyetje përgjigje nga vetë nxënësit dhe prezantuesit e materialeve .
Në një nga klasat e tjera të shkollës me një klasë të 9-të u zhvillua biseda me temë : “Një jetë e shëndetëshme me sport dhe lufta kundër obezitetit”, e cila u drejtua nga Profesor Ilia Gaxho. Diskutimet zgjatën rreth 45 minuta aq u kuptua se nuk ishin mjaftushën nga interesi i paraqitur. Në ambjentet e jashtme të shkollës dy klasa të tjera ishin pjesë e demostrimeve që u bënë nga Inspektorët e Kryqit të Kuq Tiranë. Nxënësit u ndanë nëpër grupë dhe u trajnuan për të marrë ndihmën e shpejtë në rëst rreziku. Në ambjentete sportive të shkollës u zhvilluan ndeshjet e volejbollit dhe të basketbollit.
Në ditën e tretë , nesër aktivitettet do të fillojnë në orën 10.30 sipas programit të mëposhtëm: