Thirrje publike për Anëtar Themelues të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS)

22 Shtator, 2022

KAS është një institucion arbitrazhi, i cili organizohet dhe funksionon në bazë të Rregullores së miratuar nga Asambleja e KOKSH më datë 28.05.2022, ligjit nr. 79/2017 “Për sportin”, legjislacionin e zbatueshëm procedural dhe material shqiptar dhe Konventat dhe Traktatet mbi Sportin.

Objekti i kësaj thirrje publike është dërgimi në Asamblenë e KOKSH i kandidaturave nga publiku i gjerë për të zgjedhur një anëtar themelues të KAS.

Aplikimi duhet të dorëzohet pranë KOKSH ose në adresën email secretary.general@nocalbania.org.al, brenda datës 7 Tetor, ora 17:00, me subjektin “Aplikim për Anëtar Themelues të KAS”.

Për referencë ju ftojmë të shfletoni rregulloren e KAS, duke klikuar KËTU ose duke vizituar adresën https://nocalbania.org.al/rreth-nesh/koksh/kas/.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL