Takim me Sekretaren e Përgjithshme të ANOC

8 Shkurt, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Z. Gerti Shima, sëbashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Komiteti Olimpik të Kosovës, Z. Besim Aliti, janë takuar me Sekretaren e Përgjithshme të Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Znj. Gunilla Lindberg.

Në takimin e zhvilluar në zyren e “ANOC Olympic” në Pekin të Kinës, sekretarët Shima dhe Aliti kanë diskutuar me sekretaren Lindberg mbi mundësinë që Kosova dhe Shqipëria të bëhen pjesë e Lojërave Botërore në Rërë, që organizohen nga ANOC.Edicioni i dytë i Lojërave Botërore në Rërë, pritet të mbahet në shtator të vitit 2023, pas shtyrjes së bërë për shkak të pandemisë së Covid-19.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL