Mbi 60 mësues dhe trajnerë nga qarku Tiranë u trajnuan dhe u çertifikuan nga stafi i “Ekipeve Sportive 2022”. Trajnerët e ardhshëm morën njohuritë e nevojshme mediko-morfo funksional.
Dita e parë iu rezervua pjesës teorike, ndërsa në ditën e dytë u zhvillua praktika.
Të premten dhe të hënën do të zhvillohen trajnimet e basketbollit dhe volejbollit. Më pas është radha e trajnerëve për formimin e skuadrave në të gjithë vendin.