Pothuajse 100 persona u priten në Friuli-Venezia Giulia, Itali, për “Seminarin e Shefit të Misionit”, aktivitet që zhvillohet në datat 19 deri më 22 shtator, drejtuar nga komiteti organizativ i EYOF 2023.
KOKSH përfaqësohet nga menaxheri i projekteve, z. Florenc Qosja, i cili eshte edhe shefi i misionit të delegacionit që do përfaqësoj shqipërinë në EYOF dimeror, aktivitet i cili do të zhvillohet nga 21 deri më 28 janar të vitit të ardhshëm dhe do të përfshijë mijëra atletë të rinj (14-18 vjeç) nga 47 shtete.
Programi përfshin vizita dhe turne në disa nga vendet e konkursit, gjithashtu shpalljen e projektit “Ambasadori i Ri Olimpik Europian”, i cili synon të përforcojë vlerat olimpike tek sportistët e rinj që marrin pjesë në EYOF.
Komisioni EOC – EYOF2023 FVG do të përfaqësohet nga Presidenti Borut Kolaric.