Projekti “Ekipet sportive 2022” bëri ndalesën e radhës në qytetin e Fierit

26 Gusht, 2022

“Ekipet sportive 2022” bënë ndalesën e radhës në Fier, në kuadër të shpjegimit para kryetarëve të bashkive të qarkut si dhe trajnerëve e mësuesve, projektin që do të rikthejë sportin në shkollat e Shqipërisë.

Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, z. Fidel Ylli sqaroi në detaje çdo hap të projektit si dhe kërkoi mbështetje nga pushteti lokal që në fund kjo nismë e KOKSH dhe e qeverisë shqiptare të japë frutet e saj.

Kryetari i bashkisë Fier, z. Armando Subashi pranoi se e kishte menduar ndryshe projektin, ndërsa deklaroi se institucioni i tij do të japë mbështjetje në çdo drejtim.

Në takim diskutuan edhe kryetarja e bashkisë Patos, znj. Rajmonda Balilaj, znj. Alketa Doçi, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z.Gerti Shima dhe trajneri i kombëtares së basketbollit, z. Afrim Bilali.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL