Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z. Fidel Ylli priti në një takim drejtuesit e Komitetit Paraolimpik të Kosovës, përkatësisht presidenten znj. Njomza Emini dhe zëvendëspresidentin z. Daut Tishuki.
Kreu i KOKSH-it, njohu miqtë arritjet e synimet e Komitetit Olimpik Shqiptar.
Po kështu, mes drejtuesve, u diskutua për bashkëpunimin e dy komiteteve për projekte të ndryshme në të ardhmen e afërt.


