Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, z. Fidel Ylli mori pjesë në Asamblenë e 11-të Përgjithshme të “Federatës së Sporteve të Solidaritetit Islamik”.
Asambleja u zhvillua në Konya të Turqisë, para nisjes së “Lojërave të 5-ta të Solidaritetit Islamik”.
KOKSH është një nga 57 komitetet që merr pjesë në këtë event me 13 sportistë, të cilët garojnë në tetë disiplina të ndryshme.