Kejdi Kalaja e nis me fitore aventurën e tij dhe të Shqipërisë në “Lojërat e Solidaritetit Islamik”.
Sportisti ynë që garon në “ping-pong” (ndeshjet teke), triumfoi në takimin e parë me rezultatin 3-1.
Kalaja bëri të vetin setin 1 dhe 2 me shifrat: 11-8, 12-10 dhe humbi në të tretin 9-11.
Fitoren e ndeshjes e vulosi në setin e katërt, të cilin e rrëmbeu me rezultatin 11-9, duke vazhduar më tej aventurën në Konya.
Kejdi Kalaja mes 16 më të mirëve nga 45 sportistët e Ping-Pong që garuan në “Lojërat e Solidaritetit Islamik”.
Sportisti ynë u paraqit mirë ndaj kundërshtarit iranian, por nuk ia doli që të fitonte sërish, përballë kishte një lojtar me eksperiencë dhe moshë shumë më të madhe se Kejdi, i cili është vetëm 16 vjeç.