Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zhvilloi Asamblenë e 24-të të Përgjithshme Zgjedhore më 17 prill 2021, ku u votua për organet drejtuese President, Zv. President, Mbajtës Thesari dhe Anëtarë të Komitetit Ekzekutiv për periudhën 2021-2024.
Anëtarët me të drejtë vote në sallë ishin 57, të cilët plotësonin quorum-in e nevojshëm për vlefshmërinë e Asamblesë, të verifikuar nga Komisioni i Verifikimeve dhe Etikës (KVE), të përbërë nga Reshard Këllici (kryetar) Rovena Golemi (anëtare) dhe Klementina Çaushaj ( anëtare), cilët vijuan më pas Rendin e Ditës.
Kandidatët për President të KOKSH Z. Fidel Ylli, Z. Martin Biba dhe Z. Vojo Malo paraqitën para anëtarëve të Asamblesë platformën e tyre. Menjëherë më pas u kalua në procesin e votimit.
President i KOKSH u zgjodh Z. Fidel Ylli me 40 vota në favor, duke lënë pas kandidatin Z.Vojo Malo me 12 vota dhe Z. Martin Biba me 4 vota ndërsa 1 votë u konsiderua e pavlefshme.
Garën për Zv. President në balotazh e fitoi Z. Erlind Pëllumbi me 29 vota kundrejt Znj. Denisa Rrushi me 20 vota ndërsa 2 vota dolën të pavlefshme nga 51 pjesëmarrës në këtë votim.
Mbajtës Thesari u votua në balotazh Z. Genc Boga me 26 vota në favor, kundrejt Z. Edlir Memaj me 23 vota ndërsa 2 vota u konsideruan të pavlefshme, nga 51 pjesëmarrës në këtë votim.
Anëtarë të Komitetit Ekzekutiv u zgjodhën: Gjergj Ruli, Luiza Gega, Florend Kalivopulli, Tatjana Marash, Enkelejda Caushi, Labo Capo dhe Endrit Hoxha, Anëtar i KE nga Komisioni i Sportistit, me votim unanim u zgjodh më herët sportisti Izmir Smajlaj.