
Që të padisë Armand Duka për parregullsi zgjedhjet për organet drejtuese të një institucioni sportiv (KOKSH në këtë rast) është një hipokrizi e shkallës superiore, një çudi që ja vlen të tregohet gjatë si barsaletë nëpër kafene.
Ironike dhe akoma më qesharake është akuza e këtij njeriu për ndikim të politikës apo qeverisë në KOKSH, që
• ka bërë të pamundur regjistrimin e asnjë kandidati që nuk quhet Armand Duka,
• refuzon në mënyrën më cinike të pranojë modelin e propozuar nga FIFA/UEFA për kufizimin e numrit të mandateve
• mbush Asamblenë Zgjedhore me njerëz të panjohur nga subjekte të paregjistruara,
• sa herë i rrezikohet posti thërret në ndihmë forcën politike të radhës,
• në menyrën më të paprinciptë dhe egoiste ka uzurpuar çdo pushtet dhe cdo organ të FSHF,
• abuzon me stafin dhe kompetencat e FSHF duke i vënë në funksion të fushatave elektorale në favor të interesave të familjes
• e shumë të tjera që do i themi kur të vijë koha…
i jep tani vehtes të drejtën që të vërë drejtësi në sportin shqiptar … O tempora! O mores!!!
Po mire ka bërë. Le të hapet më në fund dhe Kutia e Pandorës dhe të shohim se çdo ndodhë.
Vetëm një gjë ta dijë mirë: Nuk ka për t’a penguar dot më sundimin e ligjit në futboll dhe në sport. KAS i Shqiperisë do të marrë shumë shpejt të gjitha përgjegjësitë që i jep ligji edhe mbi futbollin, do apo s’do Arman Duka. Koha e FSHF private ka mbaruar. Asnjë nuk do të mund të qëndojë me mbi ligjin.
I uroj suksese me padinë në CAS duke përdorur paratë e FSHF.