Presidenti i KOKSH z.Fidel Ylli u prit sot nga Ambasadori Kinez në Tiranë SH.T.Z. Zhou Ding në një vizitë zyrtare në rezidencën e Ambasadës.

Tema e diskutimit ishte organizimi i Lojërave Olimpike Dimërore “Pekin 2022” që pritet të zhvillohen në datat 4 -20 shkurt të vitit të ardhshëm.
Në takim gjithashtu u diskutua mbi mundësi të tjera bashkëpunimi mes KOKSH dhe Ambasadës Kineze për promovimin e eventit, Lojërave por edhe vendit organizator nëpërmjet shkëmbimit kulturor, sportiv dhe vlerave Olimpike.

Shqipëria pritet të marrë pjesë në këto Lojëra me disiplinën e skive alpine, ku pretendohet pjesëmarrja me 2 sportistë. Ju rikujtojmë që Pekini është i pari qytet që pret Lojërat Olimpike Verore dhe Dimërore.
