Bazuar në Statutin e KOKSH, Komisioni i Verifikimeve dhe Etikës ka publikuar Raportin Përfundimtar të Vlerësimit të Dokumentave të Dorëzuar pranë KVE në lidhje me Asamblenë Zgjedhore të KOKSH në datë 17 Prill, 2021 (Asamble Zgjedhore 2021).
Ndër të tjera, KVE në këtë raport ka publikuar:
- Anëtarët e KOKSH që kanë të drejtën e votës në Asamblenë Zgjedhore 2021
- Kandidatët e propozuar që plotësojnë kriteret dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar
Asambleja e 24-të e Përgjithshme Zgjedhore e KOKSH, do të zhvillohet ditën e shtunë, datë 17 prill 2021, ora 12:00, në ambientet e Te Stela Resort, autostrada Tiranë – Durrës, km 7.