Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Federatën Shqiptare të Boksit në kuadër të pjesëmarrjes në eventet kualifikuese për në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”,
Marrëveshja dypalëshe u nënshkrua këtë të enjte 19/12/2019 në zyrat e KOKSH nga Presidenti i FSHBo Z. Florend Kalivopulli dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH Z. Stavri Bello, për të siguruar pjesëmarrjen e sportistëve shqiptar në këto gara, ndërsa do të mungojë as mbështetja financiare nga KOKSH.
Janë në total katër evente kontinentale dhe një event përfundimtar Kualifikimi Botëror do të mbahet në mes të shkurtit dhe majit 2020 për t’i dhënë boksierëve mundësinë për të vulosur vendet e tyre në turneun e boksit “Tokyo 2020”
Në turneun e boskit në “Tokyo 2020” do të marrin pjesë 186 meshkuj dhe 100 femra (krahasuar me 250 m dhe 36 f në Rio).
Sic edhe dihet tashmë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar(IOC) ka pezulluar Federatën Botërore të Boksit (AIBA) por nuk ka penalizuar sportistët e boksit për të vijuar karrierën e tyre.
Krijimi i Task Forcës Olimpike të Boksit nga Bordi Ekzekutiv i IOC, pasoi rekomandimin e Bordit më 22 maj të miratuar nga Sesioni i IOC më 26 qershor – që boksi të mbajë vendin e tij në programin e Tokyo 2020, por njohja e Federatës Ndërkombëtare të Boksit (AIBA) nga IOC duhet të pezullohet dhe vlerësohet pas Tokyo 2020.
Vendimi u bazua në rekomandimet e Komisionit Hetimor të ngritur nga Bordi i IOC më 30 nëntor 2018 për shqetësimet në lidhje me AIBA-n në fushat e financave, qeverisjes, etikës dhe arbitrave dhe gjykimit.