INFORMACION SQARUES PER ANETARET E KOKSH

30 Dhjetor, 2019

INFORMACION SQARUES PER ANETARET E KOKSH

KOKSH si një organizatë që i përket Lëvizjes Olimpike botërore është tërësisht e angazhuar në përmbushje dhe zbatim të parimeve Universale të Qevrisjes së Mirë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Pavarësisht akuzave të pa baza dhe asnjëhere të argumentuara, si dhe aludimeve të ngritura në vijimësi të cilat thjesht cënojnë prishjen e imazhit dhe reputacionit të KOKSH, duke cënuar misionin dhe rolin e tij, në respekt të transparencës dhe duke mohuar cdo përbaltje jeni të lutur të gjeni bashkëngjitur dokumentacionin përkatës si vijon. Për cdo pikë më poshtë, do të gjeni bashkëngjitur dokumentacionin ose korrespondencën përkatëse.

BANKAT     

1-      Letër e z.Bezhani dërguar bankës Intesa Sanpaolo për bllokimin e llogarive bankare, pa autorizimin e Komitetit Ekzekutiv (Aneks 1)

2-     Letra shpjeguese e Intesa Sanpaolo Bank për të drejtat e firmave, referuar Statutit dhe Rregullores së Brendshme të KOKSH (Aneks 2)

3-     Përgjigje e z.Bezhani drejtuar Intesa Sanpaolo Bank duke mos pranuar argumentimin ligjor të kryer nga banka (Aneks 3)

4-     Përgjigje e Intesa Sanpaolo Bank ndaj email-it të z.Bezhani të datës 04/12/2018 (Aneks 4)

5-     Vendim i Komitetit Ekzekutiv për zhbllokimin e llogarive bankare (Vendim 44/2018)

6-     Korrespondenca e z.Bezhani me Raiffeisen Bank për bllokimin e llogarive 2019 (Aneks 6 dhe 6/1)

GJYKATA

7-     Vendim i Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë për pretendimet e z.Bezhani (Aneks 7)

SQARIM PER PAGAT

8-     Projekt buxheti për vitin 2019 (4,412,000 Lekë) (Aneks 8)

9-     Shkresa e MASR për fondet e vitit 2019, të çelura në shumën 4,000,000 lekë (Pra 412,000 Lekë më pak se kërkesa) (Aneks 9)

10-  Informacioni i KOKSH, në muajin Korrik 2019, për mungesë fondi page deri në përfundim të vitit (Aneks 10)

11-  Shkresa të KOKSH, në muajin Tetor 2019, për shtesë fondi page, për të plotësuar pagat dhe sigurimet e punonjësve për muajin Tetor dhe Nëntor 2019 (që paguhen respektivisht në Nëntor dhe Dhjetor) (Aneks 11 dhe 11/1)

12-  Përgjigja nga MASR për plotësimin e këtyre pagesave nga fondet e KOKSH dhe mbajtja parasysh e kësaj shume në buxhetin pasardhës (Aneks 12)

13-  Subvencioni administrativ, program i Solidaritetit Olimpik, në mbështetje të veprimtarisë së KOKSH (Aneks 13)

14-  Vendim i Komitetit Ekzekutiv për mbulimin nga fondet e KOKSH të pagave dhe sigurimeve të paplotësuara të punonjësve që paguhen me fondet e Buxhetit të Shtetit (Vendim84/2019)

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL