Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar organizoi të premten e 13 Dhjetorit 2019, Forumin me temë “Roli dhe rëndësia e Komisionit të Sportistit” me sportistë dhe studentë të Universitetit të Sporteve të Tiranës.
Pas Forumit të 10-të të Sportistëve Europian të organizuar nga Komiteti Olimpik Evropian (EOC) në Dublin, ku KOKSH u përfaqësua me 2 sportistë Gerti Shima dhe Relaksa Dauti, KOKSH po përpiqet të reformojë Komisionin e Atletëve dhe ta bëjë atë funksional.
Kjo nismë u mbështet nga Universiteti i Sporteve të Tiranës (UST), sportistët Shima dhe Dauti si dhe nga Kryetari i Komisionit të Kualifikimit Z. Erlind Pëllumbi (Anëtar i Bordit Ekzekutiv)
Forumi u përqëndrua në krijimin e strukturave të nevojshme për të krijuar një dritare për zërin e sportistit dhe reformimin e Komisionit të Sportistëve në KOKSH. Pjesëmarrësit dhanë ide të ndryshme se si t’i bëjnë sportistëve pjesë e udhëheqjes.
Hapat e ardhshëm, me siguri, do të përqendrohen në rekomandimet kyçe të Forumit të EOC, për planifikimin strategjik për një reformë më të mirë dhe duke e bërë atë funksionale përmes një bashkëpunimi të shtuar midis sportistëve dhe KOKSH.