Grumbullohet Ekipi Olimpik dhe nenshkruhen kontrstat per pjesemarrjen ne Londer 2012

7 Korrik, 2012

DEKLARATË PËR SHTYP

Tiranë, 6 Korrik 2012

Të ndëruar Miq të medias dhe të pranishëm,

Në emër të Ekipit Olimpik dhe nën përgjegjësinë e Shefit të Misionit për këto Lojra, kam nderin dhe kënaqësinë të deklaroj zyrtarisht fillimin e grumbullimit të Ekipit Olimpik pjesëmarrës në Londër 2012.

KOKSH e shikon Ekipin Olimpik si entitetin më prestigjoz që përfaqëson Shqipërinë dhe vizioni që na ka udhëhequr ka qënë që ti jampim E.O. Shqiptar prestigjin maksimal.

Kam kënaqësinë që të falenderoj të gjithë aktorët institucionalë dhe partnerët e KOKSH të përfshirë në këtë sipërmarrje me angazhimin dhe kontributin e tyre.

Dëshiroj të theksoj koordinimin shumë të mirë në veprimet tona me MTKRS dhe Federatat, si dhe gjej rastin të falenderoj sponsorët tanë gjeneralë të KOKSH Raiffeisen Bank dhe Vodafone Albania për mbështetjen e tyre që kanë bërë të mundur përgatitjen e Ekipit Olimpik. Në vijim falenderoj Rogner Hotel për gadishmërinë e treguar për të akomoduar dhe ofruar të gjitha shërbimet e Ekipit Olimpik gjatë këtyre ditëve të grumbullimit.

Sot, do të nisin grumbullimin këta sportistë:

Briken Calja, Daniel Godelli, Endri Karina në peshëngritje; Sidni Hoxha – not; Adriatik Hoxha – atletikë, së bashku me trajnerët e tyre dhe në ditët në vijim do ti bashkohen Ekipit:

Arben Kucana – qitje; Majlinda Kelmendi – xhudo; Romela Begaj – peshëngrtije; Luiza Gega – atletikë; Hysen Pulaku – peshëngrtije; Noel Borshi – not dhe Klodiana Shala për të cilën jemi në pritje të konfirmimit nga IAAF. I gjithë Ekipi Olimpik do të kompletohet në datë 11 Korrik kur do të jetë edhe Ceremonia Gala Olimpike.

Sot gjithashtu nënshkruajmë kontratat e cila është kusht për secilin anëtar të Ekipit Olimpik.

Dua të theksoj se për ne si KOKSH, bazuar në Kartën Olimpike dhe Filozofisë Olimpike të gjithë anëtarët e Delegacionit janë të barabartë dhe nuk bëjmë dallime të sportistëve apo sporteve specifike.

Kështu nga ky moment i nënshkrimit të kontratës, asnjë anëtar i delegacionit nuk duhet të bëjë deklarata individuale që nuk janë në përputhje me pikat e kontratës.

Gjithashtu ju bëjë me dije se i gjithë Delegacioni Olimpik sigurohet nga Interalbanian, kompani sigurimesh dhe transporti per te gjithe keto dite grumbullimi do te realizohet nga kompania SPEED Taxi.

Në mbyllje duke iu referuar edhe slloganit të Ekipit Olimpik në këto lojra “Nuk heqim dorë nga Ëndrra”, le të shpresojmë që kjo të bëhet realitet e cila do të ishte edhe një dhuratë shumë e bukur me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL