GALA OLIMPIKE – per Delegacionin Olimpik Shqiptar, pjesemarres ne Lojrat Olimpike “Londer 2012”

13 Korrik, 2012

Mbrëmje “Gala” e dorëzimit të Flamurit Shqiptar ekipit Olimpike

Dje në mbrëmje Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka organizuar Ceremoninë Gala të dorëzimt të flamurit Shqiptar, Delegacionit Olimpik pjesëmarrës në Lojrat Olimpike “Londër 2012”. Në këtë mbrëmje merrnin pjesë të gjithë sportistët të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojrat Olmpike “Londër 2012”, shoqëruar nga trajnerët e tyre. Të pranishëm ishin edhe titullarë të MTKRS, zv. Ministrja e Arsimit znj. Nora Malaj, presidentë dhe sekretarë të Federatave Sportive, përfaqësues nga Kosova si Ministri i Sporteve z. Memli Krasniqi dhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës z. Besim Hasani, gjithashtu mernin pjesë në këtë mbrëmje gala edhe pëfaqësues të ambasadave si dhe mjaft të ftuar të tjerë.

E hapi këtë ceremoni duke uruar delegacionin në emër të KOKSH Presidentja në detyrë znj. Ela Tase. Më pas përshëndetën Ministri i MTKRS z. Aldo Bumci, Ministri i Sporteve të Kosovës si dhe përfaqësuesit e sponsorëve zyrtar të KOKSH për këto lojra, Raiffeisen Bank dhe Vodafone Albania.

Flamuri iu dorëzua sportistes Romela Begaj nga Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve z. Aldo Bumci. “Nuk do të heqim kurrë dorë nga ëndrra jonë olimpike për medalje” kanë qënë këto fjalët e Begaj, ndërkohë që të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë për të nderuar himnin kombëtar në mbyllje të  ceremonisë zyrtare. Më pas mbrëmja Gala vijoi me darkën zyrtare nën atmosferën e tingujve muzikorë të luajtur nga failja Qerimi.

Gjithashtu Ekipi Olimpik eshte mbeshtetur nga Rogner Hotel, Interalbanian dhe Speed Taksi.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL