Kryeministri i vendit, z. Edi Rama organizoi një dëgjesë publike me antarët kryesorë të sportit shqiptar, duke filluar nga Komiteti Olimpik e deri tek federatat sportive mbi mundësinë e formalizimit të basteve. Të pranishëm ishin edhe disa anëtarë të kabinetit qeveritar. Z. Rama pranoi se ky është një diskutim për mënyrën sesi nga bastet online të fitojë sporti.
Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli, në fjalën e tij tha se bastet duhet të hapen, por të mos zotërohen nga të fortët, të kontrollohen nga shteti dhe paratë që fitohen të investohen në fusha sportive, në pallate sporti, në pishina dhe mirëqënien në sport.
Edhe drejtues të tjerë, si nga federatat sportive, policia dhe drejtoria e lojërave të fatit ishin pro hapjes së basteve, por vetëm online dhe me rregulla shumë të qarta e strikte.