Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe “Save the children” do të bashkëpunojnë në të ardhmen me fokus zhvillimin e fëmijëve.
Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, z. Gerti Shima pritën në një takim, dr. Genc Burazeri, drejtues i projektit “Shkollat për Shëndetin” dhe Kliton Muça, ekspert edukimi.
Kreu i Komitetit Olimpik njohu miqtë me projektin “Ekipet Sportive 2022”, i cili po implementohet në çdo shkollë të Shqipërisë.
Edhe zyrtarët e “Save the children” zbuluan projektin e tyre, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim, ndërsa u la e hapur mundësia për bashkëpunim.