Zyrtari i Federatës Ndërkombëtare të “Bodybuilding” dhe “Fitness” (IFBB), z. Deividas Dubinas zhvilloi një takim me presidentin e Komitetit Olimpik, z. Fidel Ylli.
Kreu i KOKSH, në bisedën me menaxherin e zyrës dhe gjyqtarin e IFBB, si fillim njohu mikun me arritjet e Komitetit Olimpik Shqiptar, risinë teknologjike “SportALB”, si dhe kërkoi nga i dërguari i federatës që në muajt në vazhdim të shihet mundësia e caktimit në Shqipëri të një kampionati botëror të “Bodybuilding” dhe “Fitness”.
Nga ana e tij, z. Dubinas tha se do të bëjë të pamundurën që në Tiranë të organizohet një event i madh i përmasave botërore dhe se Shqipëria e meriton një organizim të tillë, pas fitores së Gentiana Beqas në Korenë e Jugut.