Vizitë në zyrat e KOKSH e Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë

3 Nëntor, 2022

Presidenti i Komitetit Olimpik, z. Fidel Ylli priti në zyrat e KOKSH Kryetarin e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë, z. Eduard Shalsi.

Takimi u zhvillua pas kërkesës së presidentit Ylli, i cili i parashtroi gjatë diskutimit problematikat e lidhura me Ligjin e Sponsorizimeve, problematikat e lidhura me Tatimin mbi të Ardhurat, si dhe mundësinë për shtyrjen e afatit të fiskalizimit të të ardhurave të sportistëve për pas Olimpiadës “Paris 2024”.

Kreu i KOKSH e njohu të ftuarin edhe me arritjet e institucionit, Asamblenë e fundit zgjedhore, projektin “Ekipet Sportive”, si dhe mbi risinë teknologjike “SportALB”.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë tha se do të shqyrtohen me kujdes të gjitha kërkesat e parashtruara në takim përmes ngritjes së një grupi pune mes dy institucioneve, teksa pranoi se mbeti i impresionuar nga zhvillimet e KOKSH, si dhenga platforma sportive televizive.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL