Vizitë e presidentit të East European Billiards Council në zyrat e KOKSH

25 Tetor, 2022

Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli, priti dhe zhvilloi një bisedë me z. Marcin Krzeminski, president i East European Billiards Council (Federata Europiano-Lindore e Bilardos), njëkohësisht anëtar i bordit të Konfederatës Botërore të Sportit të Bilardos (WCBS), z. Alexandru Balas, arbitër ndërkombëtar, si dhe z. Edmond Loku, President i Federatës Shqiptare të Bilardos.

Në takim u diskutua për eventin e fundit të bilardos që u zhvillua në Tiranë, organizuar nga KOKSH dhe Federata Shqiptare e Bilardos, si dhe mbi mundësinë e zhvillimit të kampionateve të tjera në vendin tonë.

Presidenti i Komitetit Olimpik falënderoi miqtë nga Polonia e Rumania për përkrahjen që i kanë dhënë bilardos shqiptare gjatë vitit të fundit.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL