Presidenti i KOKSH intervistë rreth takimeve të fundit, KAS dhe projektit “Ekipet Sportive në shkolla”

24 Tetor, 2022

Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli në intervistën e tij në “SportZone” foli për vizitën në Korenë e Jugut ku në fokus ishte protokoll marrëveshja mes dy federatave të “taekwondo”-së, ministrive dhe komiteteve olimpike të Shqipërisë e Koresë, si dhe kërkesa për ndihmë materiale e kualifikime trajnerësh, që ky sport, vitin e ardhshëm, të jetë pjesë e programit të “Ekipeve Sportive”.

Kreu i KOKSH, në këtë intervistë foli edhe për çështjen e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, e cila do të formohet në Asamblenë e 29 tetorit, duke garantuar që do të jetë e pavarur. Presidenti i KOKSH tha se do t’i kërkojë Ministrisë së Arsimit buxhet për KAS-in.

Në fund të intervistës, presidenti ndau lajmin që projekti i ekipeve në shkolla do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL