Arjeta Rade fiton medalje të bronztë në Europianin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Durrës.
Sportistja shqiptare, në peshën 81 kg, kategoria U-23, arriti të ngrinte 102kg në shtytje, duke dalë e treta në këtë stil, çka do të thotë medalje dhe e katërta në dygarësh me 177 kg, e penalizuar nga shkëputja ku peshëngritësja realizoi vetëm 75 kg.
Për Shqipërinë, Rade sjell medaljen e parë në këtë Europian që mbyllet më 25 tetor.