Të dielën më 23 Tetor, 2022, në rrugët e kryeqytetit 2500 vrapues nga e gjithë Bota morën pjesë në edicionin e 6-të të Maratonës së Tiranës. I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli, i cili pa nga afër organizimin dhe garën më të madhe të atletikës në rrugë.
Vrapuesit profesionistë, amatorë dhe me aftësi ndryshe garuan në 4 kategori (“Marathon”, “Half Marathon”, “Tirana 10K” dhe “We Too”)
Kampionia europiane e atletikës, Luiza Gega fitoi gjysmë Maratonën e Tiranës duke thyer edhe rekordin kombëtar, pasi përshkroi 21 km për 1 ore 10 minuta e 18 sekonda. Rekordi kombëtar i mëparshëm ishte 1 ore e 10 minuta dhe 58 sekonda.