Ambasadori i Katar-it, z. Ali bin Hamad Al Marri, fton Presidentin e KOKSH të marrë pjesë në Botërorin e 22-të të Futbollit që nis më 20 nëntor.
Presidenti i KOKSH njohu mikun e tij me projektet madhore të institucionit që ai drejton, duke filluar nga programi “Ekipet Sportive”, platforma “SportALB”, si dhe një sërë eventesh ndërkombëtare të zhvilluara së fundmi në Shqipëri.
Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan mundësinë e thellimit të bashkëpunimit me Komitetin Olimpik të Katarit për shkëmbim eksperiencash në sporte të ndryshme, ku ambasadori shprehu gadishmërinë e tij për të ndërmjetësuar këtë bashkëpunim.
z. Ali bin Hamad Al Marri informoi kreun e KOKSH mbi punën që është bërë për organizimin e Botërorit të parë në Botën Arabe si dhe bëri një pasqyrë të të gjitha investimeve sportive që janë bërë për këtë eveniment nga shteti i tij.
Ndeshja e parë në Botëror do të luhet mes Katarit dhe Ekuadorit në stadiumin Al Bayt, Al Khor.
Finalja do të mbahet më 18 dhjetor 2022, që është edhe Dita Kombëtare e Katarit.